Ndërlidhjet

Abadi: Luftetarët e huaj e bëjnë IS-in të fuqishëm


Ilustrim

Ilustrim

Kryeministri i Irakut ka thënë se Shteti Islamik nuk do të shkatërrohet nëse grupi ekstremist vazhdon të rekrutojë luftetarë të huaj.

Haidar al Abadi, i ka thënë një reviste gjermane se rreth 57 % e luftetarëve të IS-it janë irakianë, porse ata nuk kanë shkaktuar probleme kur e kanë parë që trupat qeveritare kanë rimarrë qytetet më parë të kontrolluara prej tyre.

“Është ai 43 % që janë luftetarë të huaj e që janë indoktrinuar ideologjikisht dhe që janë të mbështetur për muri”, i ka thënë Abadi revistës “Der Spiegel”.

Ai ka thënë nëse IS vazhdon të rekrutojë nga vendet e tjera, “atëherë nuk ka ushtri në rajon që do të mund ta përballojë”.

Abadi ka thënë se shërbimet e huaja të sigurisë duhet të ndërmarrin masa për të mbrojtur të rinjtë nga Shteti Islamik në të njejtën mënyrë se si ata e kundërshtojnë pornografinë e fëmijve në të gjithë botën.

Abadi ka thënë se fitorja kundër IS-it në Tikrit është inkurajuese, porse Shteti Islamik mbetët një rrezik i madh.

XS
SM
MD
LG