Ndërlidhjet

Feinstein i kundërpërgjigjet akuzave të Netanjahut


Senatorja demokrate, Dianne Feinstein
Senatorja demokrate, Dianne Feinstein

Marrëveshja kornizë për programin bërthamor të Iranit të arritur më 2 prill, nuk e kërcënon ekzistencën e Izraelit, ka deklaruar senatorja demokrate amerikan, Dianne Feinstein të dielën, raporton Reuters.

Feinstein, një senatorët më të njohur demokrat e cila është edhe zëvendës udhëheqëse e komitetit të Senatit për shërbime të inteligjencës, i është përgjigjur akuzave kundër marrëveshjes të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

Shefi i qeverisë së Izraelit e kishte hedhur poshtë marrëveshjen të arritur të enjtën në Zvicër, duke thënë se ajo e rrezikon sigurinë e shtetit të tij dhe e bën më të lëhtë për Iranin që të ndërtojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG