Ndërlidhjet

logo-print

Netanyahu: Marrëveshja bërthamore – “e keqe”


Benjamin Netanyahu në Kombet e Bashkuara duke folur kundër programit atomik iranian

Benjamin Netanyahu në Kombet e Bashkuara duke folur kundër programit atomik iranian

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kritikuar mirëkuptimin kornizë bërthamor ndërmjet Iranit dhe 6 fuqive botërore, duke e vlerësuar si “marrëveshje e keqe”.

Mbrëmë në rrjetin televiziv, CNN, ai theksoi se marrëveshja “nuk e kthen prapa programin bërthamor iranian” dhe “pjesa më e madhe e infrastrukturës bërthamore mbetet” e paprekur.

Mëtutje, ai ka theksuar se asnjë “centrifugë e vetme nuk është shkatërruar” dhe asnjë kapacitet bërthamor nuk do të mbyllet, sipas marrëveshjes së arritur më 2 prill në Lozanë të Zvicrës.

XS
SM
MD
LG