Ndërlidhjet

Greqi: Përkushtim për pagesën e kredisë së FMN-së


Greqia ka premtuar se do ta paguaj kredinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë kësaja jave.

Në një kumtesë të FMN-së theksohet se ministri i financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, i tha drejtoreshës së FMN-së, Christine Lagarde, gjatë takimeve në Uashington për programin e reformave të Greqisë, që është e ngarkuar me borxhe, se do të jetë në gjendje t’i paguaj 450 milionë euro nga borxhi për hua, më 9 prill.

Greqia po zhvillon negociata të ashpra me kreditorët, që kanë ndikuar në shtyrjen e pagesës së këstit final të 7.2 miliardë eurove, të ndihmës që i ishte dhënë Athinës.

Greqia ka shpresuar për së paku lehtësim të pjesërishëm të pagesës finale, me qëllim që të shmanget falimentimi dhe për të qenë në gjendje t’i paguaj rrogat dhe pensionet shtetërore.

Lagarde ka theksuar se Varoufakis kishte thënë se “vazhdimi i paqartësisë nuk është në interesin e Greqisë”.

Prej vitit 2010, Greqia është e varur nga kreditë shpëtuese, në vlerë prej 240 miliardë eurosh, nga vendet e eurozonës dhe FMN-ja.

XS
SM
MD
LG