Ndërlidhjet

SHBA: Paraqitjet finale në procesin kundër Tsarnaevit


Pamje nga një skicë artistike e procesit kundër të akuzuarit Dzokhar Tsarnaev (i dyti nga e majta)
Pamje nga një skicë artistike e procesit kundër të akuzuarit Dzokhar Tsarnaev (i dyti nga e majta)

Paraqitjet përfundimtare në procesin kundër të akuzuarit për sulmet në Maratonën e Bostonit, Dzokhar Tsarnaev, do të bëhen sot në shtetin lindor amerikan, Masaçusets.

Dzokhar Tsarnaev, 21 vjeçar, është i akuzuar për vrasje, por avokatët e tij kanë thënë se megjithqë ai është fajtor për vendosjen e bombave të prodhimit shtëpiak në linjën e finishit të maratonës në vitin 2013, me ç’rast u vranë tre njerëz, ai nuk duhet të ballafaqohet me dënim me vdekje.

Njëra nga katër pikët e aktakuzës është edhe vrasja e një oficeri të policisë.

Avokatët e Tsarnaevit do të argumentojnë se ai ishte radikalizuar nga vëllau i tij i madh, Tamerlan Tsarnaev, i cili ishte vrarë gjatë luftimeve me armë me policinë, katër ditë pas sulmit me bombë.

Dzokhar Tsarnaev është shtetas amerikan me origjinë nga Kirgizia, ku kishte jetuar për disa vjet.

XS
SM
MD
LG