Ndërlidhjet

SHBA: Senatorët përkushtohen për marrëveshje të mirë me Iranin


Senatorja Dianne Feinstein
Senatorja Dianne Feinstein

Senatorët e lartë të Shteteve të Bashkuara janë paraqitur mbrëmë në rrjetet televizive amerikane, për të diskutuar për mirëkuptimin kornizë ndërmjet Iranit dhe 6 fuqive botërore, që është arritur më 2 prill.

Senatorja demokrate, Dianne Feinstein, zëvendëskryesuese e Komitetit për Inteligjencë të Senatit, i tha rrjetit CNN se marrëveshja e arritur me Iranin, nuk e rrezikon Izraelin, ashtu siç kishte pretenduar Netanyahu.

Senatorja Feinstein tha se “kisha dashur që ai të ishte i përmbajtur”.

Senatori republikan, Bob Corker, është paraqitur në Fox News dhe tha se mbikëqyrja dhe miratimi i Kongresit ndaj çfarëdo marrëveshjeje me Iranin është esenciale dhe do të ndihmonte për të siguruar se ky dokument nuk është i keq.

“Është me rëndësi që Kongresi të jetë në mes të kësaj, për të ngacmuar dhe për të pyetur gjëra të rëndësishme”, tha Corker.

Senatori tjetër republikan, Lindsey Graham, tha në Fox News se marrëveshja është me të meta, por me gjasë ishte më e mira që ka mundur ta bëjë presidenti Obama, për shkak se iranianët nuk i frikësohen dhe nuk e respektojnë atë.

XS
SM
MD
LG