Ndërlidhjet

Jemen: Megjithë sulmet ajrore, kryengritësit avancojnë


Pamje pas një sulmi ajror në Jemen
Pamje pas një sulmi ajror në Jemen

Raportohet se kryengritësit në Jemen kanë bërë avancime në Aden, qyteti i dytë për nga madhësia në këtë vend, përkundër sulmeve ajrore 11 ditëshe të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Raportet thonë se mbrëmë kryengritësit shiitë, huthi, kanë avancuar në qendër të qytetit, megjithë luftimet e armatosura dhe sulmet e fuqishme ajrore.

Kombet e Bashkuara thonë se nga luftimet ndërmjet kryengritësve dhe forcave lojale ndaj presidentit, Abd-Rabbu Manosur, janë vrarë më se 500 njerëz në Aden, gjatë dy javëve të kaluara.

Rusia e ka paraqitur një propozim rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke kërkuar një pushim humantiar në fushatën e bombardimeve ajrore, që udhëhiqet nga Arabia Saudite.

Nga ana tjetër, Kryqi i Kuq ka kërkuar armëpshim 24 orësh për të lejuar që njerëzve tu dërgohen ndihma.

XS
SM
MD
LG