Ndërlidhjet

Kolona të gjata në pikëkalimet kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë


Pjesëtarët e policisë së Kosovës dhe të Serbisë në Merdare
Pjesëtarët e policisë së Kosovës dhe të Serbisë në Merdare

Është vështirësuar komunikacioni rrugor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku pritjet për të kaluar kufirin zgjasin një orë, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë zyrtarë për media në Policinë e Kosovës.

“Pritjet më të theksuara janë kryesisht në dalje të pikëkalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku pritjet janë të gjata deri në 1 orë dhe ka kolona, për shkak të fluksit të madh të qytetarëve”, thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata.

Sa i përket gjendjes së rrugëve në tërë territorin e Kosovës, policia thotë se janë të kalueshme

XS
SM
MD
LG