Ndërlidhjet

Pakistani thotë se A. Saudite ka kërkuar trupa, anije dhe aeroplanë


Kryeministri Nawaz Sharif duke folur në një seancë të mëparshme të Parlamentit të Pakistanit

Ministri i mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, tha sot se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi në Jemen, ka kërkuar nga Pakistanit aeroplanë ushtarakë, luftanije dhe trupa të këmbësorisë.

Këto komente ai i ka bërë derisa Parlamenti i Pakistanit ka debatuar lidhur me ndihmën eventuale për këtë koalicon.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Saharif, ka ofruar mbështetje gojore për koalicionin.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite tash e 12 ditë po ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi në Jemen, që në muajin shtator e kanë marrë kryeqytetin Sana, dhe e detyruan presidentin, Abd-Rabbu Manousr, të largohet.

Arabia Saudite, fuqia kryesore sunite e rajonit të Gjirit, dhe Pakistani, me popullatë shumicë sunite, kanë marrëdhënie të afërta.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite i dha Pakistanit 1.5 miliardë dollarë. Arabia Saudite, po ashtu, e ka strehuar kryeministrin Sharif, kur ai ishte përmbysur nga grushtshteti ushtarak në vitin 1999.

XS
SM
MD
LG