Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë gjatë luftimeve në Jemen


Ilustrim
Ilustrim

Burime mjekësore dhe ushtarake sot kanë thënë se dhjetëra persona janë vrarë në përleshjet e fundit në mes të rebelëve shiit dhe luftetarëve që janë besnik ndaj presidentit Abd Rabbu Mansur Hadi.

Luftimet janë zhvilluar në pjesën jugore të Jemenit.

Një zyrtar anonim është cituar duke thënë se së paku 19 rebelë shiit Huthi dhe 15 milic besnik ndaj presidentit Hadi janë vrarë gjatë natës derisa forcat rivale janë përballur në qytetin, Daleh.

17 civilë raportohet se janë vrarë në qytetin kryesor të pjesës jugore të Jemenit, Aden prej 5 prillit.

Dëshmitarët thonë se përleshjet kanë vazhduar edhe sot në disa lagje të Adenit, derisa rebelët kanë bërë përpjekje që të okupojnë qytetin port, Aden.

Rapoprtohet se Huthit dhe njësitë ushtarake aleate kanë avancuar në qendër të qytetit më 5 prill, diçka që tregon për avancim të rebelëve shiit, megjithë sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga sauditët.

Koalicioni, ndërkohë ka vazhduar me sulmet ajrore kundër caqeve të rebelëve, përfshirë edhe ato në kryeqytetin, Sanaa, dhe qytetin e kontrolluar nga rebelët në veri, Saada.

XS
SM
MD
LG