Ndërlidhjet

Turqia bllokon platformat Twitter, Facebook dhe YouTube


Ilustrim
Ilustrim

Turqia e ka bllokuar sot qasjen në Twitter, Facebook dhe YouTube, një veprim ky që dyshohet se ka të bëjë me publikimin e fotografive të prokurorit të vrarë turk, derisa mbahej peng nga pjesëtarët e një grupi radikal të majtë.

Autoritetet turke nuk e kanë komentuar këtë vendim, mirëpo gazeta Hurriyet raporton se kompanitë që ofrojnë edhe këto shërbime në Turqi, e kanë pranuar një urdhër nga prokurorët turq për të bllokuar rrjetet sociale të sipër përmendura.

Turqia kishe bllokuar përkohësisht Twitterin dhe Youtube gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në mars të vitit të kaluar, pas publikimit të nje audio incizimi ku flitet për korrupsionin e bashkëpunëtorëve të afërt të Rexhep Taip Erdoganit, derisa ky i fundit ishte kryeministër.

Vendimi kishte zemëruar opinionin në Turqi, ndërsa ishte kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG