Ndërlidhjet

"Rolling Stone" kërkon ndjesë për artikullin mbi dhunimet


Ilustrim, foto nga arkivi
Ilustrim, foto nga arkivi

Revista Rolling Stone ka kërkuar falje dhe ka tërhequr një shkrim të sajin mbi dhunimet në një kampus universitar në Shtetet e Bashkuara, pas një shqyrtimi të pavarur mbi pretendimet e theksuara në artikull.

Redaktori përgjegjës, Will Dana, u ka kërkuar ndjesë lexuesve dhe "të gjithë atyre që janë dëmtuar nga artikulli në fjalë".

Artikulli, i publikuar në nëntor të vitit 2014, përshkruante dhunime në grup në një universitet të Virxhinias në SHBA, me pretendimin se kanë ndodhur në vitin 2012.

Hetimet e autoriteteve të rendit prej 4 muajsh nuk kanë gjetur dëshmi mbi këtë incident. Megjithatë, shefi i policisë, Timothy Longo, tha se kjo nuk do të thotë se diçka e tmerrshme nuk i ka ndodhur studentes Jackie, e cila ka shfrytëzuar këtë pseudonim për të denoncuar rastin.

Në raportin e Universitetit të Gazetarisë në Kolumbia, i kontraktuar nga Rolling Stone, artikulli cilësohet si "dështim gazetaresk".

I shkruar nga gazetarja Sabrina Erdely, artikulli prej 9 mijë fjalësh, me titullin "Një dhunim në kampus", bazohej vetëm në një burim informacioni - në studenten Jackie.

XS
SM
MD
LG