Ndërlidhjet

Kenia sulmon Al Shababin në Somali


Ilustrim
Ilustrim

Aeroplanë luftarakë të Kenias kanë bombarduar pozicionet e grupit islamist Al Shabab në Somalinë fqinje.

Zëdhënësi i ushtrisë, David Obonyo, i ka thënë BBC-së se në shënjestër të sulmeve kanë qenë dy kampe në rajonin Gedo, i cili përdoret nga Al Shababi për të hyrë në Kenia.

Kjo është përgjigjja e parë e Kenias ndaj sulmit të Al Shababit javën e kaluar, i cili ka lënë të vrarë 148 njerëz në Universitetin e Garisas.

Presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta, është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit “në mënyrën më të rëndë të mundshme”.

Al Shababi, që është degë e Al Kaidës, ka thënë se është në luftë me Kenian dhe kërkon nga ajo që të tërheqë trupat që ka dërguar në Somali në vitin 2011, për t’i nihmuar qeverisë në Mogadishu që të luftojë militantët.

XS
SM
MD
LG