Ndërlidhjet

Kidnapohen 300 kurdë të Sirisë


Ilustrim
Ilustrim

Krahu i Al Kaidës në Siri kanë kidnapuar rreth 330 burra kurdë në një pikë kontrolli në pjesën veriperënndimore të Sirisë, njoftojnë sot zyrtarët vendor kurdë.

Idris Nassan, zyrtar nga kantoni i Kobanit, ka thënë se këta burra janë marrë peng mbrëmë vonë derisa udhëtonin nga qyteza e Afrinit për në Aleppo dhe Damaskë.

Newaf Khalil, zëdhënës i Partisë së Unionit Demokratik Kurd, ka thënë se pengjet udhëtonin me pesë autobusë kur janë ndaluar në një pikë kontrolli në afërsi të fhsatit Dana në krahinën e Idlibit.

Kjo pjesë është nën kontrollin e Frontit Al Nusra, një degë e Al Kaidës në Siri.

Militantët kanë lejuar gratë dhe fëmijët që ta vazhdojnë udhëtimin, por i kanë ndaluar meshkujt.

XS
SM
MD
LG