Ndërlidhjet

Inflacioni në Ukrainë kalon mbi 20 %


Ilustrim
Ilustrim

Inflacioni në Ukrainë gjatë çerekut të parë të vitit ka shkuar në mbi 20 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Inflacioni vetëm muajin e kaluar është rritur deri në 45.8 %.

Shërbimi statistikave të këtij shteti kanë publikuar sot të dhënat që tregojnë rënien e ekonomisë muajin e kaluar.

Shërbimi njofton se çmimi i ushqimeve bazike dhe pijeve jo alkoolike është rritur për 15.6 % në mars, ndërsa çmimet për ushqime dhe këpucë është rritur për 13.5 %.

Megjithatë, çmimi i banimit është rritur vetëm për 1.1 %.

Banka Kombëtare e Ukrainës parashikon se gjatë këtij viti, inflacioni mund të shkoj nga 26 deri në 34 %.

XS
SM
MD
LG