Ndërlidhjet

41 viktima nga moti i keq në Bangladesh


Ilustrim

Ilustrim

Numri i personave që e kanë humbur jetën si pasojë e erërave të fuqishme dhe të reshurave të shumta në Bangladesh ka arritur në 41 të vdekur.

Shumica e viktimave janë nga veriu i vendit, raporton Reuters.

Arsyeja kryesore e vdekjeve është shëmbja e mureve, rrëzimi i pemëve, përmbysja e anijeve, rrufetë dhe elektrifikimi i viktimave, njoftojnë zyrtarë të këtij vendi.

Mbi 200 persona janë lënduar derisa mijëra të shtëpive të ndërtuara nga balta janë dëmtuar.

XS
SM
MD
LG