Ndërlidhjet

Apel për shpëtimin e palestinezëve në Siri


Kampi i refugjateve palestinez, Yarmuk ne Damask
Kampi i refugjateve palestinez, Yarmuk ne Damask

Ambasadori i Palestinës në OKB i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë diçka për të mundësuar largimin e sigurt të 18 mijë palestinezëve nga kampi i refugjatëve që gjendet afër kryeqytetit të Sirisë.

Këshilli e ka mbajtur të hnënë në mbrëmje një takim urgjent rreth krizës në këtë kamp, që tani kryesisht kontrollohet nga Shteti Islamik.

Ambasadori palestinez, Riyad Mansour iu ka thënë gazetarëve se shpëtimi i refugjatëve është prioriteti kryesor i qeverisë së vendit të tij.

Ai ka apeluar te të gjitha kombet që të ndihmojnë në rialokimin e refugjatëve palestienzë në zona më të sigurta në Siri apo vende të tjera.

Mansour ka thënë se rreth 2 mijë veta nga 18 mijë refugjatët palestinezë kanë arritur të largohen për në vende më të sigurta, pa ndihmën e askujt.

Këshilli i Sigurimit është informuar me dyer të mbyllura nga udhëheqësi i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, Pierre Krahenbuhl.

XS
SM
MD
LG