Ndërlidhjet

New York: Vendoset ilegalisht busti i Edward Snowden


Edward Snowden - Arkiv

Edward Snowden - Arkiv

Një grup i njerëzve e kanë vendosur në mënyrë ilegale një bust të ish kontraktorit të inteligjencës amerikane, Edward Snowden në një park të qytetit të New Yorkut.

Nuk dihet se kush janë personat që e kanë bërë këtë, ndërsa busti 1.2 metra i Snowden është vendosur dje ndërsa ai është hequr disa orë më vonë.

Një faqe interneti e këtij qyteti e quajtur “Animal New York” ka shkruar se busti është vendosur nga një grup i vogël i artistëve që e adhurojnë Snowdenin.

Ish kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA), është në ekzil në Rusi.

Ai kërkohet nga zyrtarët amerikanë për shkeljen e Aktit të Spiunimit pasi iu ka dhënë disa mediave mijëra dokumenta sekret që ai i kishte vjedhur nga vendpunimi i tij, në qershor të vitit 2013.

XS
SM
MD
LG