Ndërlidhjet

logo-print

Dita Botërore e Shëndetit trajton sigurinë e ushqimeve


Ilustrim

Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetit, zyra në Prishtinë do të organizojë sot një takim në Instituin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të shënuar ditën Botërore të Shëndetit.

Këtë vit, kjo ditë i dedikohet çështjes së sigurisë së ushqimit, sipas një komunikate të dërguar mediave nga zyra në Prishtinë e OBSH-së.

“Dita Botërore e Shëndetit shënohet me 7 prill, me OBSh-në që nënvizon sfidat dhe mundësitë në lidhje me sigurinë e ushqimit nën moton 'Nga ferma deri në pjatë, bëjeni ushqimin më të sigurt', thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.

Në të citohet edhe Drejtoresha e OBSH-së, Margaret Chan e cila thotë se, “prodhimi i ushqimit është industrializuar dhe tregtimi dhe distribuimi i tij është globalizuar. Këto ndryshime sjellin mundësi të shumëfishta për ushqimin, që të bëhet i kontaminuar me baktere, viruse, parazitë apo kemikalie të dëmshme.”

XS
SM
MD
LG