Ndërlidhjet

Kanada: Përjashtohet nga puna pianistja pro ruse


Violinistja, Hilary Hahn, dhe Valentina Lisitsa, në piano - Arkiv

Violinistja, Hilary Hahn, dhe Valentina Lisitsa, në piano - Arkiv

Simfonia e Torontos e ka përjashtuar nga puna një pianiste të lindur në Ukrainë për shkak të komenteve të saj politike në favor të separatistëve pro rusë në lindje të Ukrainës.

Valentina Lisitsa, ka shkruar mbrëmë në profilin e saj në Facebook duke thënë se ajo u largua nga puna për shkak të “përdorimit të të drejtës së lirisë së shprehjes”.

Shefi i orkestrës së simfonisë së Torontos, Jeff Melanson, përmes një komunikata ka thënë se komentet provokative të Lisitsas kanë hedhur hije mbi paraqitjet e saj të mëparshme dhe se kontrata e saj është anuluar.

Ndërkaq, Paul Grod, presidenti i Kongresit ukrainas në Kanada, ka thënë se Lisitsa e quan qeverinë e Ukrainës “nazi” dhe pretendon se ata kanë hapur “kampe të filtrimit” për rustë etnik.

Lisitsa është lindur në vitin 1973 në Kiev, ndërsa në SHBA ka emigruar në vitin 1991.

Ajo thotë se ka prejardhje ruse dhe polake.

Në Kanada jetojnë 1 milion e 250 mijë persona me prejardhje nga Ukraina.

Otava ka qenë përkrahëse e zëshme e Ukrainës në përballjen e armatosur me separatistët pro rusë.

XS
SM
MD
LG