Ndërlidhjet

Tikrit: Fillojnë kërkimet në një varrezë të dyshuar masive


Tikriti, pas largimit të militantëve të Shtetit Islamik

Tikriti, pas largimit të militantëve të Shtetit Islamik

Ekipet e mjekësisë ligjore të Irakut kanë nisur kërkimet në 12 hapësira ku dyshohet se ka varreza masive.

Në këto vende ekziston dyshimi se gjenden trupat e 1700 ushtarëve të vrarë nga Shteti Islamik në qytetin e Tikritit.

Gjurmimet kanë filluar më 6 prill, disa ditë pasi forcat qeveritare të përkrahura nga milicitë shiite, i kanë larguar nga ky qytet, militantët e IS-it.

Disa prej varrezave dyshohet se gjenden në hapësirën e ish diktatorit irakian, Sadam Hysein.

Testet e ADN-së do të bëhen për të identifikuar kufomat pasi të nxjerren nga toka.

Ushtarët kryesisht shiit që dikur ishin pjesë e kampit amerikan Speicher, janë vrarë në qershor të vitit të kaluar nga Shteti Islamik pasi militantët islamistë okupuan pjesë të mëdha të veriut të Irakut.

XS
SM
MD
LG