Ndërlidhjet

logo-print

Vriten tetë ushtarë iranian në kufirin me Pakistanin


Ushtarë iranian - Ilustrim

Ushtarë iranian - Ilustrim

Mediat në Iran kanë raportuar se persona të armatosur kanë vrarë tetë roje kufitare në zonën e dhunshme të këtij vendi në juglindje, zonë kjo që gjendet afër kufirit me Pakistanin.

Agjencia gjysmë zyrtare, Fars, raporton se sulmi ka ndodhur më 6 prill në krahinën Sistan-Bachulistan.

Raporti thotë se katër viktima kanë qenë rekrut.

Ali Asghar Mirshekari, zëvendësguvernatori i kësaj krahine i ka thënë agjencisë së lajmeve, IRNA se “terroristët” janë larguar për në Pakistan pasi sulmit të kryer.

Kjo krahinë, shumicën e popullatës e ka smyslimanë sunit ndërsa njihet për sulmet e shpeshta ndaj forcave shiite të sigurisë në Iran.

XS
SM
MD
LG