Ndërlidhjet

Hospitalizohet B.B. King


B.B. King, Arkiv

B.B. King, Arkiv

Legjenda amerikane e muzikës bluz, B.B. King sipas 'Los Angeles Times' është hospitalizuar të hënën, një informacion i dhënë nga përfaqësuesit e artistit pa ndonjë detaj rreth gjendjes së tij.

King që njihet si mbreti i muzikës bluz, i lindur para 89 vjetësh në Misisipi është anëtar i “Rock and Roll - Hall of Fame”.

Ai konsiderohet edhe si një nga gitaristët më të mirë të të gjitha kohërave.

King ka jetuar me diabetin e tipit të dytë për më shumë se 20 vjet.

Me më shumë se 50 albume të publikuara deri më tash, King njihet për hitet e viteve të 50-ta, "Three O'Clock Blues", "The Thrill Is Gone" në vitin 1970, dhe në vitin 1989 me hitin "When Love Comes to Town", këngë së bashku me grupin rok të Irlandës, U2.

XS
SM
MD
LG