Ndërlidhjet

Princi Harry i urren ‘selfie-t’


Princi Harry gjatë shërbimit ushtarak në Afganistan

Princi Harry gjatë shërbimit ushtarak në Afganistan

Princi britanik, Harry ka paralajmëruar adoleshentët australian kundër realizimit të fotografive ‘selfie’, duke thënë se ai preferon më shumë fotografitë normale, raporton Reuters.

Princi 30 vjeçar është pritur ngrohtë në Kanberra të hënën, edhe nga një vajzë adoleshente e cila ka kërkuar që ta bëjnë një ‘selfie’ bashkë.

“Jo, unë i urrej ‘selfie-t’”, ka thënë pjesëtari i familjes mbretërore britanike gjatë një paraqitje publike në këtë vizitë që do të zgjas një muaj në Australi.

“Seriozisht e ke! Duhet t’i harroni këto fotografi. E di që e je e re, por ‘selfie’ janë të këqija. Më mirë bëje një fotografi normale”, ka thënë ai.
Ekspertët e mediave sociale thonë se fjalët e Princit Harry duhet të merren si “fjalë të mençura” nga të rinjtë.

“Të rinjve duhet kujtuar se atë që e poston në internet, mbetët aty përgjithmonë, edhe nëse e fshini fotografinë”, ka thënë Lauren Roseëarne, eksperte e mediave sociale në Universitetin e Melburnit.

XS
SM
MD
LG