Ndërlidhjet

Protesta në Kenia kundër Al Shababit


Pas sulmit në Universitetin e Garisas në Kenia.

Pas sulmit në Universitetin e Garisas në Kenia.

Rreth 2,500 njerëz kanë marshuar në qytetin Garisa të Kenias kundër grupit islamist Al Shabab.

Protesta vjen pasi militantët kanë vrarë 148 njerëz javën e kaluar në një universitet lokal.

Në marshim kanë marrë pjesë edhe myslimanë, edhe të krishterë, të cilët janë zotuar se do të mbesin të bashkuar kundër militantëve të lidhur me Al Kaidën.

Studentët kanë protestuar edhe në kryeqytetin e Kenias, duke kërkuar më shumë siguri në kampuse.

Sulmi në Universitetin e Garisas ka qenë sulmi më vdekjeprurës i kryer nga Al Shababi në Kenia.

XS
SM
MD
LG