Ndërlidhjet

Nemtsov kujtohet, 40 ditë pas vrasjes


Moskë, 7 prill 2015.
Moskë, 7 prill 2015.

Mbështetësit e opozitarit të vrarë rus, Boris Nemtsov, e kanë kujtuar atë 40 ditë pas vrasjes.

Qindra njerëz kanë vënë lule në vendin ku Nemtsov është qëlluar për vdekje, më 27 shkurt.

Krimi ka ndodhur në një urë, vetëm pak metra larg ndërtesës së Kremlinit.

Liderët e opozitës Ilya Yashin, Aleksei Navalny dhe Vladimir Ryzhkov kanë qenë në mesin e atyre që kanë bërë homazhe.

Disa aktivistë opozitarë kanë kërkuar që ura të riemërohet sipas emrit të Nemtsovit.

Nemtsov ka qenë kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe kundërshtar i zëshëm i përfshirjes së Rusisë në konfliktin në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG