Ndërlidhjet

Pakistani nuk nxiton për t’iu përgjigjur Arabisë


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka thënë se vendi i tij “nuk është në nxitim” për të vendosur nëse duhet t’i bashkohet ose jo koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër rebelëve shiitë në Jemen.

Sharif ka thënë gjatë një debati parlamentar se ai pret që përpjekjet diplomatike me “vendet e tjera myslimane” të japin rezultate.

Islamabadi ka zbuluar të hënën se Arabia Saudite ka kërkuar nga Pakistani që të kontribuojë me aeroplanë ushtarakë, luftanije dhe trupa tokësore në fushatën kundër rebelëve Huthi, që thuhet se kanë mbështetjen e Iranit.

Sharif po ashtu i ka bërë thirrje Iranit që të përfshihet në diskutimet ndërkombëtare për sigurinë në Jemen.

Arabia Saudite dhe Pakistani kanë marrëdhënie të ngushta.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite i ka dhënë Pakistanit 1.5 miliard dollarë.

Arabia po ashtu ka strehuar Sharifin kur ai është përmbysur në një grushtshtet ushtarak më 1999.

XS
SM
MD
LG