Ndërlidhjet

Turqia ka rikthyer qasjen në Facebook, Twitter dhe YouTube, pasi ueb-faqet në fjalë kanë përmbushur një urdhër të gjykatës dhe kanë hequr “përmbajtjen fyese”.

Mediat sociale janë bllokuar në Turqi më 6 prill, pasi gjykata ka urdhëruar ndalimin e mbi 160 ueb-faqeve që ka kanë publikuar fotografitë e një prokurori të vrarë turk nga një grup i majtë radikal.

Turqia po ashtu ka kërcënuar se do të bllokojë Google nëse ai nuk heq vegëzat që çojnë te imazhet.

Autoritet turke kanë thënë se publikimi i imazheve përbën “propagandë” për një grup terrorist.

XS
SM
MD
LG