Ndërlidhjet

Mustafa takoi deputetët e Luginës së Preshevës


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi.

Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, Mustafa ka njoftuar deputetët shqiptarë me "progresin që po arrihet në Kosovë", duke theksuar prioritetet e Programit Qeverisës, që kanë për qëllim "zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor, agjendën evropiane, reformat thelbësore në arsim dhe shëndetësinë bashkëkohore".

Mustafa po ashtu ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën avancimi i vazhdueshëm i proceseve dhe i gjendjes së përgjithshme të qytetarëve shqiptarë në tri komunat: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc.

Ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të kontribuuar në këtë drejtim.

Deputetët Halimi dhe Kamberi kanë ndarë shqetësimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me gjendjen aktuale të shqiptarëve, duke kërkuar përkrahjen e mëtejshme të Kosovës për zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të Luginës së Preshevës.

XS
SM
MD
LG