Ndërlidhjet

Ortek bore në Brezovicë


Brezovicë - foto arkivi

Brezovicë - foto arkivi

Një ortek i borës në kompleksin malor turistik “Brezovica” ka bllokuar rrugën dhe ka pamundësuar qarkullimin e automjeteve në këtë qendër.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se nuk ka pasur pasoja në njerëz apo dëme materiale, vetëm se rruga është e pakalusheme.

“Rreth orës 13:00 ka rrëshqitur një ortek i borës në afërsi të qendrës së skijimit. Nuk ka pasur pasoja në njerëz apo dëme materiale. Për momentin rruga është e pakalueshme. Kompania është në vendin e ngjarjes për të liruar rrugën”, ka bërë të ditur Gashi.

Qendra e skijimit “Brezovica” shtrihet në pjesën veriperëndimore të maleve të Sharrit.

Gjendet në lartësi mbidetare prej 900 deri në 2,522 metra, me një hapësirë prej 2,500 hektarësh dhe është larg vetëm 60 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

XS
SM
MD
LG