Ndërlidhjet

logo-print

Tsipras: Greqia mund të jetë urë midis Rusisë e Perëndimit


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, pritet të takojë nesër në Moskë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Vizita e tij do të ndiqet nga afër për shkak të kritikave të liderit grek ndaj sanksioneve të BE-së kundër Rusisë dhe tensioneve për problemet financiare të Greqisë.

Vizita vjen në kohën kur Greqia po lufton për të përmbushur afatet për shlyerjen e borxheve masive që ka.

Në një intervistë për agjencinë ruse TASS, në prag të vizitës, Tsipras i ka përshkruar sanksionet kundër Rusisë - për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë - si “rrugë për askund”.

Ai ka thënë se Greqia, si anëtare e BE-së, mund të shërbejë si urë midis Perëndimit dhe Rusisë.

Tsipras ka përmendur këtu “rrënjët e përbashkëta” të të dyja vendeve, besimin e njëjtë dhe kulturën e njëjtë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se çështja e borxheve të Greqisë mund të ngrihet në bisedimet midis Tsipras dhe Putinit.

XS
SM
MD
LG