Ndërlidhjet

logo-print

71 zyrtarë nuk kanë deklaruar pasurinë


Prishtinë

Prishtinë

Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se shtatëdhjetenjë zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre dhe nuk kanë dhënë ndonjë arsye gjatë procesit të rregullt vjetor të deklarimit të pasurisë, kurse katër zyrtarë tjerë, që nuk e kanë deklaruar pasurinë, kanë dhënë arsye objektive për mosdeklarim.

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publikë, këtë vit, deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë e kanë pasur për obligim ta bëjnë 4,200 zyrtarë, kurse deklarimin e kanë bërë 4,125 prej tyre, thuhet në njoftim.

Vitin e kaluar, ndërkaq, vetëm dy zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se kjo rritje e mosdeklarimit mund të jetë rezultat i mossanksionimit nga ana e gjykatave.

“Vitin e kaluar, kemi qenë shumë të kënaqur me përqindjen e deklarimit. Mirëpo, sivjet ka një trend tjetër që tingllon më negativ. Mendoj se arsyeja që sivjet kemi 71 zyrtarë në listën e atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, krahasuar me vetëm dy që ishin vitin e kaluar, është fakti i mossanksionimit nga ana e gjykatave”, ka thënë Preteni.

XS
SM
MD
LG