Ndërlidhjet

AI: Qeveria afgane s’i mbron gratë


Logo e Amnesty International
Logo e Amnesty International

Amnesty International (AI) ka thënë se Qeveria e Afganistanit ka dështuar të mbrojë aktivistet nga kërcënimet, sulmet seksuale dhe vrasja.

Në një raport të publikuar sot, organizata për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, ka vlerësuar se shumica e kërcënimeve vijnë nga talibanët dhe grupet e armatosura, porse edhe punonjësit e qeverisë kanë kryer po ashtu abuzime kundër aktivisteve.

AI ka thënë se komuniteti ndërkombëtar është duke bërë po ashtu pak për gratë në Afganistan.

Një grua 27 vjeçe është rrahur deri në vdekje nga turma e njerëzve në Kabul, më 19 mars, pasi është akuzuar pa fakte për djegien e një kopjeje të Kuranit.

Policët në zonë është thënë se nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar sulmin.

Në muajin shkurt, politikania Angiza Shinwari ka vdekur pas një sulmi me bombë në makinën e saj, në lindje të provincës Nangarhar.

Ligjvënësja Shukriya Barekzai, ndërkaq, i ka mbijetuar mezi një sulmi vetëvrasës, vitin e kaluar në Kabul.

XS
SM
MD
LG