Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Bosnja më Serbi se Serbia


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron sot në Kroaci.

Në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji List”, Thaçi, ndër të tjera, ka shprehur keqardhje se përse Bosnja nuk e ka njohur Kosovën deri më tash, derisa Serbia de facto e ka pranuar atë.

“Bosnja është bërë Serbi më e madhe sesa vetë Serbia. Neve na duhen viza për të hyrë në Bosnje, sepse Bosnja nuk e njeh pasaportën e Kosovës. Ndërsa, në Serbi, kosovarët mund të udhëtojnë vetëm me kartë identiteti. Ngjashëm, Bosnja nuk pranon as diplomat shkollore të Kosovës dhe dokumentet, edhe pse ato janë njohur nga ana e Serbisë”, ka thënë Thaçi.

“Një qëndrim i tillë armiqësor është vërtet i papranueshëm dhe shpresoj se Qeveria e re e Bosnjës do të reflektojë mbi domosdoshmërinë e ndërtimit të marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë në Ballkan, si parakusht për procesin e integrimit evropian”, ka thënë pos tjerash Thaçi.

Pos Serbisë, Bosnja është e vetmja republikë e ish-Jugosllavisë që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG