Ndërlidhjet

I hiqet imuniteti deputetit që kundërshtoi aneksimin e Krimesë


Ilya Ponomaryov

Ilya Ponomaryov

Duma Shtetërore e Rusisë, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit, ka votuar pothuajse unanimisht për t’i hequr imunitetin ligjvënësit Ilya Ponomaryov, anëtarit të vetëm të Dumës, i cili ka votuar kundër aneksimit të Krimesë, vitin e kaluar.

Deputetët kanë votuar me 438 vota për dhe një kundër për të zhveshur nga imuniteti Ponomaryovin, gjë që hap rrugën për ngritjen e akuzave penale kundër tij.

Autoritetet thonë se Ponomaryov, njëri nga pak deputetët opozitarë në Dumë, dyshohet për shpërdorim të rreth 22 milionë rublave.

Zëvendësi i parë i prokurorit të përgjithshëm rus, Aleksandr Buksman, ka ndjekur seancën e Dumës dhe ka thënë se tashmë ka prova të mjaftueshme për të akuzuar Ponomaryovin.

Ponomaryov, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara qysh nga viti i kaluar, mohon çdo keqbërje dhe thotë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht.

Ponomaryov ka thënë tashmë se nuk e ka ndërmend të kthehet në Rusi.

XS
SM
MD
LG