Ndërlidhjet

Adeni i Jemenit, “qytet fantazmë”


Aden, Jemen

Aden, Jemen

Beteja për qytetin port të Jemenit, Aden, e ka shndërruar atë në një “qytet fantazmë”, ka thënë për BBC-në kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Robert Ghosen.

Ai ka thënë se ndihma mjekësore atje është e nevojshme urgjentisht.

Në Aden, rebelët shiitë Houthi janë duke luftuar forcat besnike të qeverisë.

Agjencitë e ndihmave thonë se 540 njerëz janë vrarë në luftimet e fundit dhe mbi 100,000 janë zhvendosur.

Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke bombarduar caqet e rebelëve.

Presidenti i Jemenit, Abdrabbuh Mansour Hadi, është larguar për në Arabinë Saudite muajin e kaluar, pasi rebelët kanë marrë kontrollin e institucioneve qeveritare në kryeqytetin Sana.

XS
SM
MD
LG