Ndërlidhjet

Ndalet rryma në disa agjenci federale të SHBA-së


Uashington
Uashington

Një shpërthim që ka ndodhur të martën pasdite në një uzinë në periferi të Uashingtonit ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në një numër të madh agjencish federale, përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se në rezidencën e presidentit Barack Obama janë kyçur gjeneratorët emergjentë.

Ndërprerja e rrymës ka bërë po ashtu që shumë muze të evakuohen.

Departamenti për Siguri Kombëtare ka përjashtuar çdo kërcënim nga terrorizmi.

XS
SM
MD
LG