Ndërlidhjet

Tsipras në Moskë, bisedon me Putinin


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.

Kryeministri i Greqisë. Alexis Tsipras, ka arritur në Moskë për bisedime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Qeveria e majtë e Tsipras është e përfshirë në negociata për paketën e saj të ndihmës dhe mund të mbetet pa fonde brenda disa javësh.

Tsipras dhe Putin pritet të diskutojnë marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, të cilat janë tensionuar keq nga kriza në Ukrainë.

Korrespondentët thonë se Rusia ka problemet e saj ekonomike dhe vështirë se mund të ndihmojë Greqinë.

Të martën, Tsipras i ka përshkruar sanksionet kundër Rusisë - për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë - si “rrugë për askund”.

XS
SM
MD
LG