Ndërlidhjet

Një polic i bardhë në SHBA akuzohet për vrasje


Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një polic i bardhë në Shtetet e Bashkuara është akuzuar për vrasje, pasi ka qëlluar për vdekje një person me ngjyrë.

Një video e filmuar nga një kalimtar ka treguar policin Michael Thomas Slager duke qëlluar 50-vjeçarin Walter Lamer Scott disa herë në shpinë, teksa ai largohej pas një zënke.

Ngjarja në North Charleston vjen në kohën e tensioneve midis autoriteteve të rendit në SHBA dhe komuniteteve pakicë, pas disa vrasjeve të personave me ngjyrë nga zyrtarët policorë.

Vdekja e Michael Brown në Ferguson të Misurit dhe e Eric Garner në Nju Jork, vitin e kaluar, ka shkaktuar protesta kombëtare.

XS
SM
MD
LG