Ndërlidhjet

Spanja arreston 10 të dyshuar për terrorizëm


Spanjë - foto arkivi

Spanjë - foto arkivi

Policia e Spanjës ka arrestuar dhjetë persona nën dyshimet se kanë lidhje me aktivitetet terroriste dhe militantët islamistë.

Në një deklaratë të policisë në rajonin e Katalonjës thuhet se arrestimet janë bërë në pesë qytete, përfshirë edhe kryeqytetin rajonal të Barcelonës.

Rreth 360 policë kanë marrë pjesë në 13 bastisje në njërin nga operacionet më të mëdha të rajonit kundër militantëve të dyshuar.

Spanja po bën përpjekje të ndalojë radikalizimin e myslimanëve të rinj dhe t’i ndalojë ata nga bashkimi me militantët në Siri ose Irak.

Këtë vit, ajo ka arrestuar rreth 30 persona të dyshuar.

XS
SM
MD
LG