Ndërlidhjet

Jahjaga: Integrimi i komunitetit rom, i rëndësishëm


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e komunitetit rom në Kosovë, me në krye Kujtim Paçakun, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Takimi i delegacionit të komunitetit rom me presidenten është bërë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

Në një komunikatë nga Presidenca thuhet se Jahjaga ka theksuar rëndësinë e integrimit të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin rom, në shoqërinë dhe institucionet e vendit.

“Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ofrimi i perspektivës më të mirë për të gjithë qytetarët, pa dallim, është përparësi e punës së institucioneve të vendit”, ka thënë Jahjaga.

Përfaqësuesit e komunitetit rom, në anën tjetër, kanë theksuar nevojën që ky komunitet ka në fushën e arsimit dhe edukimit dhe gjithashtu në ofrimin e kushteve për punësim.

XS
SM
MD
LG