Ndërlidhjet

Kosovë: OSBE kërkon integrim më të mirë të komunitetit rom


Jean-Claude Schlumberger
Jean-Claude Schlumberger

“Komuniteti rom i Kosovës mbetet në margjina të shoqërisë, prandaj duhet të bëhet më tepër për ta siguruar përfshirjen e plotë të tyre në shoqëri”, tha sot shefi i Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Jean-Claude Schlumberger, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

“Pjesëtarët e komunitetit rom, së bashku me komunitetet ashkali dhe egjiptian, ende vuajnë forma të ndryshme të diskriminimit”, thuhet mëtutje në deklaratën e ambasadorit Schlumberger, ka njoftuar OSBE-ja.

“Ky komunitet ballafaqohet me sfida të qasjes në arsim, shërbime shëndetësore, në banim dhe punësi, dhe kjo situatë duhet të ndryshoj”, tha Schlumberger.

XS
SM
MD
LG