Ndërlidhjet

Arabia Saudite: Janë vrarë dy policë


Pamje nga kryeqyteti Riad në Arabinë Saudite

Dy policë në Arabinë Saudite janë vrarë sot herët në mëngjes, në kryeqytetin Riad. Ky është sulmi i tillë i dytë në më pak se dy javë.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Arabinë Saudite, duke e cituar policinë, raportoi se oficerët ishin duke patrualluar me veturën e tyre në pjesën lindore të Riadit, në momentin kur kundër tyre kanë shtënë persona të panjohur në një makinë në lëvizje.

Për këtë sulm askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Nga një sulm i ngjashëm më 29 mars, ishin plagosur dy policë.

Kjo dhunë po ndodhë në periudhën e tensioneve të shtuara në rajon, pasi Arabia Saudite, po e udhëheq koalicionin e shteteve me popullatë arabe sunite, i cili po ndërmerr sulme ajrore kundër kryengritësve shiitë huthi, në Jemenin fqinj.

XS
SM
MD
LG