Ndërlidhjet

BE: Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane


Ilustrim
Ilustrim

Bashkimi Evropian vlerëson se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të qartë evropiane, të përcaktuar nga ana e Bashkimit Evropian, në nivelin më të lartë.

Këtë vlerësim e ka dhënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për “bashkim kombëtar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, me mjetet e shekullit 21 dhe në funksion të BE-së”.

Deklaratën e tij zoti Rama e ka dhënë gjatë një interviste për një televizion vendor në Kosovë, Klan Kosova.

"Të gjithë partnerët në rajon, kanë konfirmuar vetë zotimin në përmbushjen e këtij synimi dhe ambicien e tyre për të përmbushur kriteret e nevojshme, duke respektuar në tërësi parimet dhe standardet e BE-së”.

“Ata janë duke përparuar, secili me ritmin e tyre, në këtë rrugë dhe presim nga ta t’i vazhdojnë përpjekjet e nevojshme për të arritur përparimin e mëtejmë. Në këto zotime gjithashtu përfshihet bashkëpunimi rajonal, pajtimi dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore; çfarëdo deklaratash provokative në këtë kuadër, janë të papranueshme”, ka thënë zonja Kocijançiq, në një përgjigje me shkrim.

XS
SM
MD
LG