Ndërlidhjet

Rusi: I dyshuari thotë se vdekja e Litvinenkos ishte incident


Dmitry Kovtun gjatë konferencës së sotme për shtyp në Moskë

Dmitry Kovtun gjatë konferencës së sotme për shtyp në Moskë

Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e ish-spiunit rus, Aleksandr Litvinenko, pretendon se ai ka mundur aksidentalisht ta vrajë vetveten.

Gjatë një konference të sotme për shtyp në Moskë, i dyshuari Dmitry Kovtun, e ka përshkruar vdekjen e Litvinenkos si “vetëvrasje aksidentale”.

Ai theksoi se Litvinenko, i cili ka vdekur në Londër në vitin 2006, e ka helmuar vetveten derisa ka mbajtur izotope radioaktive.

Autoritetet e Britanisë besojnë se Litvinenko ishte helmuar me elementin polonium-210, gjatë takimit me dy njerëz, Dmitry Kovtun dhe Andrei Lugovoy.

Ky rast po shqyrtohet në një hulumtim publik në Londër, me ç’rast po analizohen dëshmitë që eventualisht e ndërlidhin vrasjen e Litvinenkos me autoritetet e Rusisë.

Rusia ka refuzuar t’i ekstradoj dy të dyshuarit, ndërsa presidenca ruse gjithnjë e ka hedhur poshtë përfshirjen në vdekjen e Litvinenkos.

Aleksadr Litvinenko, një kohë të gjatë kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, pak para vdekjes, e ka akuzuar Putinin se kishte urdhëruar vrasjen e tij.

XS
SM
MD
LG