Ndërlidhjet

Afganistan: Një ushtar i NATO-s është vrarë


Ilustrim

Ilustrim

NATO-ja thotë se një ushtar i saj është vrarë sot gjatë luftimeve ndërmjet trupave afgane dhe NATO-s, në pjesën lindore të Afganistanit.

Në kumtesën e NATO-s nuk zbulohet kombësia e ushtarit të vrarë, por policia e provincës Nangarhar, ku ka ndodhur incidenti, tha se në këtë incident ishin të involvuar ushtarët amerikanë.

Shefi i policisë në Nangarhar, Fazel Ahmad Sherzad, tha se një ushtar afgan ka hapur zjarr kundër trupave amerikane, duke shkaktuar viktima.

Mëtutje, ky zyrtar policor tha se sulmuesi është vrarë, ndërsa ishin plagosur edhe dy ushtarë afganë.

Zoti Sherzad tha se sulmi ndodhi pas një takimi ndërmjet guvernatorëve provincialë dhe një zyrtari të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kompleksin e zyrës së guvernatorit në Nangarhar, në qytetin Xhalalabad.

Ushtari afgan kishte ardhur në kompleks së bashku me tetë trupa të tjera afgane dhe me një grup të ushtarëve të NATO-s.

Në muajin janar, një ushtar afgan i ka vrarë tre kontraktorë amerikanë në një sulm të ngjajshëm të brendshëm.

XS
SM
MD
LG