Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Deklarata e Ramës është interpretuar gabimisht


Hashim Thaçi në takimin me presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq

Hashim Thaçi në takimin me presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se deklarata e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, është interpretuar gabimisht dhe se në asnjë moment nuk është folur për bashkimin kombëtar ose për ndryshimin e kufijve.

“Në asnjë rast nuk flasim për ndryshimin e kufijve, por për zvogëlimin e dukshmërisë së tyre, sipas modelit evropian, në mënyrë që njerëzit të mund të lëvizin të lirë”, tha Hashim Thaçi para gazetarëve në Zagreb, pas takimit me ministren e jashtme të Kroacisë, Vesna Pusiq.

“Të gjithë një ditë do t’i takojmë asaj hapësire evropiane”, tha Thaçi, raporton agjencia Beta nga Zagrebi.

Mëtutje, ai ka theksuar se Edi Rama është lider me pikëpamje reformatore, i cili e ka të qartë vizionin e Shqipërisë dhe se fuqishëm e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Hashim Thaçi tha se me Ramën e ndan vizionin e njejtë për rajonin sipas modelit evropian të kufijve të hapur.

“Nëse flasim për intervistën, askush prej nesh nuk ka folur për baashkimin kombëtar ose për ndryshimin e kufijve”, tha Thaçi.

Ministrja e jashtme e Kroacisë, Vesna Peshiq, tha se nuk ka informacion për deklaratën e Ramës, por theksoi se në Evropë nuk ka ndryshim të kufijve.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, Hashim Thaçi është takuar edhe me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, dhe me kryetarin e Kuvendit, Josip Leko.

XS
SM
MD
LG