Ndërlidhjet

SHBA: Rrjeti sekret nuk është rrezikuar nga sulmi kibernetik


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët amerikanë thonë se sulmi kibernetik kundër qeverisë vitin e kaluar, nuk i kishte rrezikuar sistemet e rrjeteve sekrete të Shtëpisë së Bardhë.

Zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare, Ben Rhodes, tha mbrëmë vonë se “vitin e kaluar ishte një ngjarje, por sistemet tona të fshehta janë ruajtur”.

Ai ka refuzuar t’i konfirmoj raportet se Rusia kishte dorë në këtë sulm, duke thënë se “ne nuk flasim për atë se ku e kanë origjinën ndërhyrjet kibernetike”.

Rrjeti CNN ka raportuar se Rusia kishte dorë në sulmin e tetorit, që fillimisht mendohej se ishte i kufizuar në Departamentin e shtetit, por ai e kishte prekur edhe sistemin jo të fshehtë të imejlave të Shtëpisë së Bardhë.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vlaadimir Putin, sot e ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se “Rusia fajësohet për çdogjë”.

XS
SM
MD
LG