Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Greqia – qendër e shpërndarjes së energjisë


Vladimir Putin (djathtas) dhe Alexis Tsipras gjatë konferencës së sotme për shtyp në Moskë

Vladimir Putin (djathtas) dhe Alexis Tsipras gjatë konferencës së sotme për shtyp në Moskë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se pjesëmarrja e Greqisë në projektin për gaz, Rrjedha Turke, mund ta ndihmoj këtë vend në shndërrimin e saj në qendër të shpërndarjes së energjisë në Evropë.

Duke folur në konferencën e sotme për gazetarë në Moskë, së bashku me kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, Putin tha se Rusia është e përgatitur për pjesëmarrje në projektet e përbashkëta me Greqinë, siç është zgjerimi i projektit të gazsjellësit Rrjedha Turke, nëpër Ballkan, e deri në Greqi, e me gjasë mëtutje në Itali.

Putini tha se Tsipras nuk ka kërkuar ndihnmë financiare ruse gjatë takimit të tyre, por theksoi se është i sigurt se Greqia mund t’i kthejë 265 miliradë dollarë të kredive ndaj vendeve të eurozonës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG