Ndërlidhjet

logo-print

Boston: Porota e vazhdon shqyrtimin në rastin Tsarnaev


Pamje nga ndërtesa e gjykatës ku po mbahet procesi kundër Dzokhar Tsarnaevit

Pamje nga ndërtesa e gjykatës ku po mbahet procesi kundër Dzokhar Tsarnaevit

Anëtarët e porotës pritet ta vazhdojnë shqyrtimin edhe sot, në procesin kundër sulmuesit me bombë në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev.

Porota dje e ka shqyrtuar këtë rast për 7 orë por nuk solli vendim.

Tsarnaev, 21 vjeçar, ballafaqohet me katër pika të aktakuzës për vrasje në sulmin afër linjës së finishtit në maratonën e mbajtur në prill të vitit 2013. Nga ky sulm u vranë tre vetë dhe u plagosën 264 të tjerë.

Pika e katërt ka të bëjë me vrasjen e një oficeri të policisë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me vdekje.

Avokatët e tij kanë pranuar se ai i ka vendosur dy bomba në mesin e masës, por kanë argumentuar se ai këtë e ka bërë nën ndikimin e vëllaut të tij të radikalizuar, Tamerlan, i cili ishte më i vjetër, e që ishte vrarë gjatë të shtënave me policinë, katër ditë pas sulmit në Maratonën e Bostonit.

XS
SM
MD
LG